Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka dedikuar të gjithë fjalën e tij sot në protestë fitores së Donald Trump dhe ndikimit që sipas tij rikthimi i Trump do të ketë jo vetëm në politikën brenda SHBA-së, por edhe atë globale.

Berisha beson se ka një ngjashmëri me Trump, duke thënë se siç ai i mbijetoi atentateve dhe tentativave për ta burgosur, edhe Berisha u përball me “bomba dhe atentate”, për t’u rikthyer më pas si kryeministër.

Gjatë fjalës së tij nga “arresti në shtëpi” për korrupsion dhe pastrim parash, Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj George Soros, duke e quajtur si mafie që do të çmontohet nga ardhja e Trump në pushtet.

Berisha fajëson Soros se e ka shpallur “non-grata” në SHBA, dhe shpreson se sanksionimi i tij do të zhbëhet nga republikanët.