Tch ka publikuar momentin e përplasjes së 8-vjeçarit në Peqin nga një makinë e cila po ecte me shpejtësi të lartë.
I mituri Enio Tabaku u përplas nga një makinë një javë më parë teksa ishte ne trotuarin para shtëpisë së tij.
Qindra banorë të fshatit Pajovë të Peqinit dhe zonave rrotull kanë protestuar këtë mëngjes.
Babai i viktimës kërkoi drejtësi dhe marrjen e masave që fatin e tij të mos e pësoje më askush.
Ky nuk është rasti i pare që ky aks rrugor përgjaket nga aksidentet.
Banorët kanë kërkuar vendosjen e barrierave kufizuese të shpejtësisë, prani të policisë në orarin e shkollës e cila ndodhet në anë të rrugës, ndriçim gjatë natës dhe mbikalim për këtë zonë.