Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndoq ka dëshmuar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin.

Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë. Edhe aty ka treguar Gjoshi ishin sharë me njëri-tjetrin.

Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te “Golden”, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve“.

Nga ana tjetër policia këtë të martë do të nisë kontrollet në zonën ku Gjoshi ka treguar se e ka hedhur pistoletën, për të gjetur.

Ndërsa autori Gjoshi pasi kreu vrasjen kishte qëndruar në fshatin Shkallnur të Kavajës, në një hotel. /gazetajone