Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kurbin, pasi një 65 vjeçar me inicilalet N.J duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shullaz.
‘Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital’, njoftoi sot policia.