IMG_9552

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh i bindur se opozita do korrë fitoren më të thellë e të madhe ndonjëherë më 11 Maj.

“Do ta paketojmë pas zgjedhjeve”, kështu u shpreh sot para protestuesve kryedemokrati Sali Berisha për kryeministrin Edi Rama.  Për të, ky miting nuk është elektoral, por ama thekson se “Edi Ramën e ka trembur programi i Partisë Demokratike”.

“Programi ynë e ka tmerruar, e ka verbuar sepse ai program po nxjerr në dritën e diellit të gjitha mashtrimet e tij monstruoze”, tha Berisha.

Më tej renditi një sërë pikash të programit të partisë që e cilëson “atë të taksave të ulëta”.

“3 muaj na ndajnë nga zgjedhjet, fitorja varet nga ne! Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, përkushtohemi, ne do korrim një nga fitoret më të thella. Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani, i arritëm në kushtet më të vështira, por tani që Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Uashington, e kuptoni se ç’do të thotë apo jo?!“, deklaroi Berisha.

Pasi valëviti flamurin kuqezi në podium, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, njoftoi se ai do të niset “direkt për në Romë, për takimin e tij me qytetarët atje”.