ambulance-polici

Pesë persona u konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta dhe armë zjarri në Durrës.

Gjatë konfliktit, sipas policisë, dy prej tyre, Hamdi Llana dhe Klajdi Senko qëlluan me kallashnikov në ajër.

Ndërhyrja në kohë e policisë, shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes mes tyre.

Efektivët arrestuan Gentian Zenelin, Jolanda Beqirin dhe Spiro Shoren, ndërsa dy personat që qëlluan me armë u larguan me shpejtesi pasi panë policinë. Nderkohe vijojne hetimet për të zbardhur shkakun e konfliktit.