Një sherr mes dy bandave rivale, asaj shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene ka shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur rëndë në Itali.

Sipas mediave fqinje, dy viktimat dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në via Aldo Moro në një lokal në qendër të Frosinone dhe dyshohet se sherri ka ndodhur për shkak të përplasje për drogën.

“La Republicca” shkruan se viktimat dhe të plagosurit shqiptarë ishin ulur në një tavolinë në restorant. Menjëherë rreth orës 19:30 kanë ardhur më një makinë tip “Lancia” grupi i marokenëve të cilët kanë debatuar me shqiptarët.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, një prej marokenëve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shqiptarëve. Pasi kanë kryer krimin e rëndë, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke braktisur dhe mjetin me të cilin lëviznin.

Prefekti i Frosinone, Ernesto Liguori, ka njoftuar se do të mbledhë nesër në mëngjes Komitetin për Rendin dhe Sigurinë Publike për krimin e rëndë.

Kryebashkiaku i Frosinone ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është shprehur i shokur për krimin e rëndë.

Kryebashkiaku i Frosinone ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është shprehur i shokur për krimin e rëndë.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin.

Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone, Riccardo Mastrangeli.