Një aksident me pasojë katë të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, ku automjeti me drejtues K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.