Një aksident ka ndodhur në rrugën Kardhiq-Delvinë. Gazetarja Brikena Metaj raporton se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Zenelaj.

Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka pasoja në jetë njerëzish, por vetëm të lënduar lehtë dhe dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.