Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Kardhiq – Sarandë.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në këtë aks në harkun kohor brenda 24 orëve. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal.

Siç shihet edhe nga foto që Report Tv sjell, një prej mjeteve është kthyer përmbys. Si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident, por grupi hetimor po punon për zbardhjen.

Edhe paraditen e djeshme në këtë aks u përplasën ‘kokë më kokë’ dy mjete. Në njërin udhëtonte një punonjës i Policisë Kufitare dhe në automjetin tjetër një çift italian