Zhvillime të reja në tenderin “me marifet” që iu dha kompanisë ROGAT Security.

Burime të Gazeta Jonë vëjnë me dije se dy ditë më parë kryevashkiaku Veliaj ka shkarkuar Erinda Finon nga detyre e Drejtorshës së Parqeve dhe Rekreacionit duke e zbritut në një detyrë tjetër më të ulët po në bashki.

ROGAT Security e Begator Mane , “fiksimi” i Erinda Finos: Zbulohet skema me tenderët fiktiv, 4 kompani “fantazmë” të përfshira

Vendimi vjen pak ditë pas tenderit 100 milionë lekë që Fino i dha kompanisë së Begator Manes përmes praktikave të dyshimta të një gare te rreme.

Gara e rreme

Në dukje, tenderi me fond limit 100 milionë lekë dhe i fituar me 97% të fondit limit, tregues i mungesës së garës është tërësisht korrekt edhe pse kompania RO.GAT Security ka fituar me një vlerë 9 723 600 lekë, e cila është shumë pranë fondit limit.

Kompania RO.GAT Security ka fituar tenderin duke dhënë 97% të fondit limit, madje duke patur edhe tre ofertues të tjerë!

Në vetvete, fitimi i tenderëve me mbi 90% të fondit limit konsiderohet tepër i dyshimtë sa i përket garës reale në to, por problemi më i madh në këtë tender është se tre ofertuesit e tjerë kanë marrë pjesë në tendër por nuk kanë dorëzuar asnjë DOKUMENT që të vërtetojnë se janë të aftë ta përmbushin detyrimin e marrë përsipër!

Praktikisht, kompanitë pjesëmarrëse në tender “VOJVODA” shpk; “TREZHNJEVA” shpk dhe “LEKA” shpk duket se kanë marrë pjesë në mënyrë fiktive në tender për të përmbushur detyrimin e garës, pasi nuk kanë ofruar asnjë dokument për të mbështetur ofertën e tyre.

Në këtë mënyrë, ato i kanë hapur rrugën kompanisë RO.GAT Security që të fitojë tenderin praktikisht pa farë në mes. Një fakt i tillë është krejtësisht i dukshëm pasi të treja kompanitë marrin pjesë në tenderë të tjerë dhe operojnë normalisht, dhe nuk ka asnjë arsye që të mos dorëzojnë dokumentet bazike të pjesëmarrjes në tendër pikërisht në tenderin që duket se ishte projektuar ta fitonte RO.GAT Security.

Këto janë praktika të dënueshme dhe të ndaluara me ligj në Shqipëri, por duket se prokurorët janë ende me pushime.

Referua të dhënave nga thesari dhe APP, Rogat Security duket të jetë kompania e “preferuar” e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë, tenderë për të cilët do të raportojmë hollësisht në vijim.