Aksidentohet sërish autobusi i Nadir Çaushollit në Unazë , për fat Lana nuk ishte aty pranë:

Autobusët e kompanisë Green Line që ka Unazën e Tiranës vijon të rrezikojnë jetën e kryeqytetasve nga dita në ditë.

Një tjetër aksident i këtyrë autobusëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, krahas të mëparshmëve.

Aksidenti te Tajvani
Aksidenti te Tajvani një vit më parë

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, urbani ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferit Xhajko afër rrugës “5 Maji”,  një zonë shumë e populluar gjatë fundjavës.

Bashkia u kujdes të përhapte lajmin se “dyshohet se shoferit i ra të fikët” dhe prandaj ndodhi edhe aksidenti. Por ky është justifikimi për të gjitha aksidentet që kanë shkaktuar autobusët e Nadir Çaushollit.

Kështu thanë edhe kur një autobus i Unazës mori para disa makina te Tajvani apo kur një tjetër përfundoi në Lanë.
T e fikti i shoferëve është justifikimi standard kur bëhet fjalë për Nadir Çaushollin dhe autobusët e tij të shkatërruar që përhapin frikë rrugëve të Tiranës.
Bashkia e toleron, policia nuk e kontrollon.
Për fat kësaj radhe nuk kishte Lanë aty ku ndodhi aksidenti!