Një aksident i tmerrshëm ndodhi pak dite me pare në Tiranë. Urbani i linjës së Unazës u përplasur me një mjet dhe të dy përfunduan në lumin Lana.

Kjo ngjarje ka tmerruar udhëtarët, ku disa prej tyre kanë perfunduan në spital.

Por pas kësaj, raste të shumta të kesaj linje qe prishen apo aksidentohen raportohen pothuajse çdo ditë mga qytetarët e trembur.

Siç ndodhi edhe ditën e sotme.

Kompania “Green Line” e të dënuarit për mashtrim me recetat Nadir Çausholli po merr më qafë qytetarët që përdorin transportin publik, me autobusët që ecin si të çmendur rrugëve të ngarkuara të Tiranës.

Kujtojmë se sëfundmi Çausholli i dënuar me burg për mashtrimin e popullit me çmimet e ilaçeve që i shiste 12-fish më shumë se çmimi i blerjes, ka marrë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj licencën e shërbimin e transportit urban në linjën e Unazës për kompaninë e tij ‘Green Line’.

Çausholli ka sjellë në Tiranë ato çfarë ai i pretendon si autobusa ekologjikë, por punojnë me naftë dhe janë raportuar shpesh se ecin me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjithashtu shoferët janë kapur dhe me sasi alkooli, duke rrezikuar jetën jo vetëm të udhëtarëve por gjithë qytetarëve të Tiranës.