![IMG_9710](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9710.jpeg)
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një.
Por teksa lexonte emrat e viktimave, ai ngatërroi emrin e biznesmenit, Bujar Nasufi, duke e lexuar, Fadil Nasufi, që është deputet i Partisë Socialiste.
Vetëm pasi në Kuvend plasën të qeshurat, Dogjani e korrigjoi.
“2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe autorët dogjën motorin…më fal, më fal, u vra Bujar Nasufi. Nuk të gjen gjë Fadil (i drejtohet deputetit të PS, Fadil Nasufi). Fadil do të zgjatet jeta më shumë. Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha. Këtë e bëra për humor, por nuk është humor”, tha Dogjani.