Lulzim Basha ka refuzuar t’i dëgjojë thirrjet e deputetëve të PD, që të japë menjëherë dorëheqjen pas disfatës së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PD përfundoi me 13%.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha deklaroi se është i gatshëm për çdo zgjidhje por nuk e përmendi dorëheqjen.

I pyetur nga gazetarët, përse nuk dorëhiqet, Basha tha se nuk po kërkohen “koka turku”. Pra, me sa duket ai mendon se po të japë dorëheqjen bëhet kokë turku.

Lulzim Basha: Na përbashkon vendosmëria për të bërë gjithcka për të përbashkuar PD-në. Padiskutim si kryetar përgjegjësia kryesore bie mbi mua. Vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjtihë format dhe mënyrat e mundshme.

Pyetje nga gazetarët: Përse nuk e jepni dorëheqjen?

Lulzim Basha: Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk kanë kërkuar koka turku dhe justifikime. Nuk jam për të bërë justifkime apo për të bërë kokë turku. Për mua gjëja më e rëndësishmë është bashkimi i demokratvë. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes, me gjithçka që kam në dorë.