Ka degjeneruar në dhunë mbledhja e grupit të PD-së. Pas katër debate mbledhja e grupit të PD-së agravoi në ngritje tonesh mes deputetëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u godit me shpullë nga një militante e PD-së vetëm sepse kërkoi dorëheqjen e kryetarit.

Salianji ndërhyri në momentin që po fliste Oriola Pampuri duke sjellë reagimin e fortë të Lulzim Bashës. “Mos ndërhy për të shantazhuar” mësohet se i ka thënë ai.

Kjo i ka vendosur “shkrepësen” debatit dhe sjellë reagimin e mbështetësve nga korridoret e selisë blu. Mes tyre ka qenë një militante Drita Lamaj, që është futur brenda duke goditur Salianjin.

Nga nervozizmi, Grida Duma ka thyer gotat e ndërsa Basha ka ngritur zërin. I gjithë grupi i PD-së kërkon largimin e Lulzim Bashës.