
Teksa po shkojmë pranë zgjedhjeve të 11 majit, duket se në Partinë Socialiste ka nisur një riformatim i rëndësishëm në disa qarqe të vendit.
Në PS-në e qarkut të Kukësit, drejtuesi politik Eduart Shalsi, ka vendosur të largojë nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin.
Gjithashtu, nga posti i kryetarit të komanduar të PS-së në Kukës është shkarkuar edhe Albert Halilaj, i cili mban dhe detyrën e kryebashkiakut të qytetit.
Kujtojmë se Halilaj ishte emëruar në këtë pozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për këtë çështje, duke i lidhur ato me një incident të rëndë, ku një i afërm i kryebashkiakut të Kukësit është plagosur me armë zjarri.
Ndërkohë ende nuk ka informacion shtesë se përse kanë ndodhur këto lëvizje brenda Partisë Socialiste.