
Arben Ahmetaj është ankuar mbrëmë se ka mbetur pa bukë dhe pa lekë. Në një ndërhyrje në TV Syri, ai debatoi me gazetarin Baton Haxhiu, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk mund të jetojë pa Ramën. Ndërsa për veten, Ahmetaj tha se nuk është pjesë e skemës së inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Pjesë nga debati
Ahmetaj: Unë para Ramës kam qenë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët.
Haxhiu: Mos gënje, se nuk jam paguar nga inceneratorët…
Ahmetaj: Të lutem, mos më hap barkun…
Haxhiu: Mos gënje, se nuk kam marrë lekë nga inceneratorët…
Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershorit 2023. E dyta, gjërat ndodhën në mënyrë simbolike, dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar. I dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës, se donte të më bënte simbolikë—iku Meta, iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.