
Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i SPAK, ku 3 punonjës policie ranë në pranga dhe një tjetër është shapllur në kërkim, pasi dyshohet se janë përfshirë në grupet kriminale të trafikut të drogës.
Ndër personat e arrestuar është edhe Erdit Hazizaj, i cili është larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022.
Hazizaj ishte kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ku garoi për postin e kryebashkiakut të Roskovecit.
Ndërsa tashmë SPAK e akuzon për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.