Gazetari Arian Çani u shpreh mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv se një ministër që i fillon emri me shkronjën ‘A’ do të arrestohet nga SPAK.

Pas kësaj deklarate të Çanit ka ardhur reagimi i ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i cili pyet ndjekësit e tij në rrjetet sociale se kush është ky ministër që i fillon emri me shkronjën ‘A’.

“Një ministër që i fillon emri me “A” do të arrestohet nga SPAK deklaron publikisht gazetari Arian Çani……

Kujt i fillon emri me A se unë s’i njoh emrat e ministrave?”, pyet Spahiu.

Ndjekësit e Spahiut përgjigjen njëzëri se bëhet fjalë për krahun e djathtë të Ramës, Arben Ahmetaj