
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Në aksident janë përfshirë një automjet tip benz, i cili ka përplasur një furgon pasagjerësh.
Disa pasagjerë që ishin në furgon janë transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi dhe pasagjeri në makinën tip benz ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.
Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.