
Prej gati pesë orësh, lagjet lindore dhe juglindore të Tiranës janë pa energji elektrike, pas një ndërprerjeje totale në nënstacionin e Uzinës së Traktorit. OSHEE njoftoi se shkak i blackout-it ishte një zjarr dhe se ekipet ishin në terren për të riparuar dëmin, por sipas banorëve, përveç propagandës, ende nuk ka një zgjidhje konkrete.
Ndërprerja e energjisë ka shkaktuar zemërim mes qytetarëve, të cilët ankohen për mungesën e informacionit dhe zvarritjen e rikthimit të furnizimit.
Situata ka marrë edhe një ngjyrim politik, pasi duket se ministrja Belinda Balluku nuk po e vret mendjen për zonën ku kryeministri Edi Rama ka caktuar Ervin Hoxhën si përgjegjës.
Balluku me sa duket po e neglizhon situatën, ose po e përdor ndërprerjen si një mënyrë për të sabotuar fushatën e tij, duke nxjerrë inatet e vjetra politike.
Ndërkohë, banorët e zonës vazhdojnë të qëndrojnë në errësirë, ndërsa reagimi i autoriteteve mbetet i ngadaltë dhe i paqartë./gazetajonë