-640-0-te-moshuar-pensioniste-1-973-1024x683-1723188538

Senati italian miratoi me 129 vota marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

Marrëveshja pritet  të hyjë në fuqi me nënshkrimin e presidentit italian Mattarella.

Më 6 shkurt 2024, në Romë, Shqipëria dhe Italia nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme për garantimin e të drejtave sociale për punonjësit që kanë kontribuar në të dyja vendet.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë./gazetajonë