482089845_965929625734063_7154529203271668859_n

Një lajm i mirë ka ardhur nga pediatria në QSUT. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i ka shpëtuar vdekjes.

Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën.

U bë e ditur se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të  spërkatur një ambient pranë shtëpisë.

U mësua se 7-vjecarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë  e cila është vajzë. /gazetajone