IMG_0321

Në listën e mbyllur të Durrësit, Sali Berisha ka përfshirë kryesisht figura të tij besnike. Emra si Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Floriana Garo, Arian Ndoj nga partia e Fatmir Mediut dhe një përfaqësues nga partia e Agron Dukës janë konfirmuar në këtë listë.

Nga ana tjetër, Igli Cara, kandidati më i votuar në Primare, është lënë jashtë listës së mbyllur. Burime bëjnë të ditur se Cara ka vendosur të tërhiqet nga gara dhe nuk pranon të jetë pjesë e listës së hapur.

Ky vendim lidhet me përfshirjen e figurave si Floriana Garo, që mori vetëm 32 vota në Primare, dhe Gent Strazimirit, i cili njihet për aktivitetin e tij politik kryesisht në rrjetet sociale, duke vepruar si një nga mbrojtësit më të devotshëm të Berishës./gazetajonë