-640-0-ce6b2683-72ac-4a7c-8bd0-88e70d2dc79b-1741688536

Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk  e ka lejuar avokatin amerikan të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancë pasi nuk është akredituar dhe s’ka mandat të operojë në Shqipëri. Kjo gjë dihej para ardhjes së tij këtu, por duket se gjithçka është bërë në kuadër të show-t.

Joshua Roberts ka ardhur në Tiranë në rolin e vëzhguesit në çështjen ndaj Veliajt ndërsa përfaqëson studion ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”.

Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ai ka shkuar në rolin e vëzhguesit në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin, por avokati nuk është lejuar të jetë prezent.

Një ditë më parë ai u shpreh per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht. /gazetajone