
Erion Veliaj është transportuar për në qelitë e paraburgimit në Durrës, Pas më shumë se 7 orësh në sallën e Gjykatës së Apelit.
Mediat kanë mundur që të kapin pamje kur Erion Veliaj me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të policisë, largohet drejt paraburgimit në Durrës për tu rikthyer sërish të mërkurën në seancë pasi nuk u arrit të kishte një vendim për masën e sigurisë.
Seanca ndaj tij është shtyrë për nesër në orën 12:30 pasi SPAK ka paraqitur prova të reja kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës./gazetajonë