Vasil-Sterjovski

Vasil Sterjovsi i Aleancës së Maqedonasve që u largua nga koalicioni i Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste për të qenë në listën e Korçës.

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovsi u largua nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe 25 aleatët e tjerë.

Sterjovski depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, një lëvizje e cila vjen pak orë para se subjektet politike të depozitojnë listat me emra për kandidatë për zgjedhjet e 11 majit, afat që skadon në mesnatë. /gazetajone