arlind qori

Forca politike “Lëvizja Bashkë” nën drejtimin e Arlind Qorit është e para parti që ka dorëzuar në Komisionin Qëndror Zgjedhor (KQZ) listat me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në parlamentaret e 11 majit.

Në listën e hapur të Tiranës i pari në radhë është Redi Muço duke u ndjekur nga pas me kryetarin e partisë Arlind Qori.

Në Shkodër lista e hapur kryesohet nga Gabriel Rakaj, ndërsa Lezha fillon me Emiljano Kitën.

Lista e hapur me 7 kandidatë  në qarkut të Beratit kryesohet nga Irdi Ismaili, ndërsa Gjirokastra nga Sokol Gjoni.

Në qarkun e Gjirokastrës në listat e mbyllura është i renditur vetëm një emër, ai i Klevis Bedaj, ndërsa në atë të Kukësit figuron vetëm Alban Metallari. /gazetajone