-640-0-640-0-erion-brace-792-1742042302

Që prej publikimit të listave të hapura, në Partinë Socialiste kanë nisur fraksionet dhe pakënaqësitë.

Në listat e hapura janë vendosur ata që shiheshin si senatorët socialistë, dhe beteja për një mandat është më e forta qe prej sistemi mazhoritar të vitit 2005.

I tillë është rasti i deputetit Erion Braçe, një zë i fortë edhe brenda radhëve të socialistëve, i cili për herë të parë rrezikon të mbetet jashtë parlamentit.

Kjo për faktin se Erion Braçe është spostuar nga qarku i Fierit që prej vitesh kishte lidhje me zonën, në një qark tërësisht të ri për të.

Ky spostim i detyrueshëm dhe pa dëshirën e Braçes, rrezikon që në zgjedhjet e 11 Majit, të mos sigurojë dot një mandat të ardhshëm në parlamentin shqiptar.

Mjafton të bësh një llogaritje të thjeshtë. Në Tiranë janë 37 mandate, nga të cilat PS në rastin më te mirë merr 20 mandate. Nga këto, 12 mbeten në listë të mbyllur dhe 8 në listë të hapur.

Për 8 kandidatët e listës se hapur, do të jenë 5 burra fitues, ndërsa 3 mandatet e tjera do jenë gra nga kuotat gjinore.

Në garën e Tiranës janë 22 burra kandidatë për maksimumi 5 poste parlamentare. Dhe kjo është një nfa arsyet pse Erion Braçe çdo ditë publikon statuse lamtumire, pasi beteja për të është pothuajse e pamundur.

Më poshtë statusi i fundit:

CDO GJE E RE NIS NGA RESPEKTI!
Te hene, GRUPI PARLAMENTAR I PS, ka mbledhjen e fundit para zgjedhjeve te reja politike, parlamentare;

Proceset qe i paraprijne zgjedhjeve, kane sjelle faktin qe nje pjese e kolegeve te mi-DEPUTETE TE PS, nuk do kandidojne me dhe nuk do jene me deputete;

Une kam jetuar me ta, kam bere beteja me ta, kam fituar bashke me ta, jemi gezuar e hidheruar per ngjarjet e njeri tjetrit, UNE KAM JETUAR ME TA;
CDO GJE E RE, NIS NGA RESPEKTI PER TA E PER CILINDO SOCIALIST QE KA VOTUAR PER TA, CDOKEND TJETER QE I BERI FITUES;
Ndaj dua ti falenderoj per gjithcka qe kane dhene e kane bere, tu shpreh mirenjohjen per korrektesine gjate gjithe kesaj kohe-KANE QENE FUQIA E PUSHTETIT TE PS PER KATER VITE BASHKE!

Dua ta nis falenderimin tim me koleget e mi te qarkut FIER, Petron, Linditen, Baftjarin, Ismetin, Tatjanen, Mirelen, Bujarin, te peshuar fort nga njerezit me gati 24 mije vota personale;

Pastaj;

Dua te falenderoj koleget e mi te komisionite te EKONOMISE, Shpresen e mire, paqesore e te zonjen, Pranveren e vrullshme e kokedorte ne parimet e saj e profesionalizmin, Ilir Topin e Ilir Metajn-burrat pa kompromis ku qetesia dhe ashpersia shkojne ne nje;

Me tej;

Dua te falenderoj koleget e mi te LIGJEVE, Edin, Gerten, Klevisin, para te cileve u paraqita shpesh dhe gjithehere kam marre mbeshtetje;

Me tej edhe njehere;

Dua te falenderoj koleget e BUJQESISE, Laert e Baftjar, Ismet, edhe prej jush mora mbeshtetje per nismat e bujqesise, pavaresisht si te tjeret votuan ne fund;

Po ketu, dua te falenderoj pafund nje grua te forte-profesoreshe Luljeta Bozon, gruan qe sa here e shihja-nje simbol fuqie e vendosmerie, qetesie e mencurie, mesoja, mesoja cduhej te beja me mire e deri ne fund;

Me tej akoma;

Dua te falenderoj tre miq te mire;

Nasipin qetesine e vendosmerine e te cilit e njoha qe heret, nderin e dinjitetin e pata perballe edhe ne gare, edhe ne qeverisje-une si opozitar, edhe tani bashke aty ne sallen e Kuvendit; gjeneral Kollcakun qe e njoha ne situaten me te veshtire deri tani-TERMETIN E THUMANES, ku ishte kudo per te ndihmuar njerezit; PAULININ, malesorin e mire, mikun e shume betejave te fituara si askush tjeter….

Ne fund;

Dua te falenderoj te gjithe koleget e tjere, burra e gra te mire e te zote, asnjehere problem per grupin dhe komunitetet e tyre, FUQIA REALE E GARANTUESE -jo thjesht numerike e nje maxhorance qe ka mbeshtetur aq forte qeverine e saj; ne kushte ekstreme e te veshtira.

Ju jam perulesisht mirenjohes per gjithcka ishit-kurre problem as ne grup e as ne komunitet, per gjithcka bete ne grup e komunitet, per gjithcka dhate kudo; keni bere mire e te jeni krenare perballe edhe kete!

DUA CDO TE MIRE PER JU!