Erion Braçe, vijon të jetë zëri kritik brenda qeverisë Rama. Sot kryeministri u pyet lidhur me akuzat që Braçe ka ngritur për fermerët.

Rama tha se Braçe ka të drejtë të thotë çfarë të dojë, ndërsa shtoi se ai e ka zemrën e bardhë.

“Është në të drejtë të flas çfarë ti dojë zemra. Zemrën e ka të bardhë dëborë. Kur komentoni atë, sigurohuni që përpara të keni ngrënë një lugë mjaltë” tha Rama.