Së fundmi lajmi se aktori humorit Rezat Veleshnja është garbitur dhe dhunuar në kryeqytet, bëri xhiron e rrjetit.

Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithccka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet.

“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit.

https://streamable.com/ay9gn7

“Prapaskena” raportoi se Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitjeje në Tiranë. E njëjtja media raportoi se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.
Sipas tyre, ngjarja kishte ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.
Sa i përket karrierës së tij të gjatë tashmë, Rezart Veleshnja njihet për imitimet e tij. Ndër ato që kanë bërë bujë në spektaklin e humorit “Portokalli” kanë qenë ai si Sali Berisha, Arjan Ccani apo edhe si prezantuesi Eni Shehu. Aktori është gjithashtu edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit e tij video për të qeshur, mome