-640-0-diskoteka-751x450-1742148197

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po hetojnë nëse zjarri që vrau të paktën 59 persona në një klub në Koçan është një rast korrupsioni, tha ministri i Brendshëm Pançe Toskovski.

”Kjo kompani nuk ka licencë të ligjshme operimi. Kjo licencë, si shumë gjëra të tjera në të kaluarën, është e lidhur me korrupsionin”, tha ministri i Brendshëm në një konferencë për media në Koçan, vendi ku ndodhi tragjedia gjatë një koncerti të klubit në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Më shumë se njëzet persona konsiderohen të dyshuar në hetim, sipas ministrit të Brendshëm.

Mes tyre janë dy anëtarët kryesorë të grupit hip-hop DNK, shumë i njohur në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti i grupit filloi në mesnatë.

Rreth tre orë më vonë zjarri shpërtheu.

Mes të dyshuarve janë edhe djali i pronarit të klubit, drejtori i shoqërisë administruese dhe pjesëtarë të sigurimit të dyqanit.

Rreth pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar, mes të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Ekonomisë.

Të dyshuarit e mbetur janë shtruar në spital ose janë në mesin e të vdekurve, sipas Pançe Toshkovski. /gazetajone