Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore. Në Bucha rusët kryen një masakër të vërtetë, ndërsa trupa të pajetë të shtrirë në rrugë tronditën botën.
Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj. Megjithatë, ka prova të forta se krimet e luftës janë kryer nga Rusia, raporton BBC.
Është e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur këtu”, tha Von der Leyen gjatë vizitës së saj.
Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, shtoi ajo.