Khloe Kardashian ishte e shoqëruar së bashku me vajzën e saj në premierën e shfaqjes së familjes së saj “The Kardashians” në Los Angeles. Ylli televiziv, u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë kafe të hapur, i cili ngjitej në pjesën e poshtme të trupit duke ia vënë në pah linjat trupore.

Fustani me material satin është e dizajnerit nga Kosova, Valdrin Sahiti. Këtë e ka bërë të ditur vet kreatori në një postim të shpërndarë me fansat në InstaStory.

“Mirëmëngjesi, Khloe Kardashian faleminderit që je një admiruese e punës së Valdrin Sahitit”, ka thënë ai.