Ish-çifti Mozzik dhe Loredana kanë marrë përsëri vëmendjen e mediave rozë dhe shkak për këtë është bërë postimi i fundit i reperes. Ndarja e dytë e çiftit, ka bërë që çdo postim që ata postojnë në rrjetet e tyre sociale të studiohet me kujdesin më të madhe nga fansat.

Së fundmi Loredana ndau disa fotografi me ndjekësit e saj në Instgram dhe të gjithë vëmendjen e mori një detaj në veshjen e saj. Ndjekësit kanë vënë re se çizmet e veshura nga reperja, janë të njëjta me ato të ish-partnerit të saj Mozzik, i cili i ka veshur ato disa ditë më parë. Pas këtij rezultati, menjëherë fansat nuk kanë ngurruar të lënë edhe komente në profilin e saj.

Ka mjaftuar ky detaj me veshjen e njëjtë që ish-çifti të rrëmbejnë vëmendjen e rrjetit përsëri. Megjithatë, vlen për tu theksuar se nuk dihet ende nëse gjithçka ka qenë rastësi me veshjen e tyre, dhe nuk ka një deklaratë nga Loredana apo Mozzik në lidhje me marrëdhënien e tyre.