Gent Zenelaj, një ndër aktorët më të dashur të humorit ka folur hapur mbi marrëdhënien e tij me mikun e ngushte Jul Dedën.
I ftuar në Glamour Zone me Ester Bylykun, Genti tha se ka ndodhur diçka konkrete që ftohu marrëdhëniet me Julin.
Ai tregoi se pasi kishin nisur projektin Apartamenti 2XL, kishte ndjerë se duhet të largohej për diçka tjetër dhe në këtë mënyrë kishte “prerë në besë” Julin.
“Kur lashë Apartamentin 2XL, në një farë mënyre i dola nga fjala Julit, kolegut tim që e kisha prej shumë kohësh, gjë që solli dhe një ftohje shumë të madhe mes nesh. Unë duhej të lëvizja, e ndjeja nevojën të bëja diçka tjetër, të shkoja në një dimension tjetër”, tha ai.
Në këtë mënyrë Genti nuk tregoi një koleg që i kishte dalë nga fjala (siç dhe ia drejtoi pyetjen moderatorja) por tregoi se kur ai vet kishte bërë diçka të tillë, duke rrëfyer kështu për publikun çfarë e shkaktoi krisjen e miqësisë me Jul Dedën.