Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar dy ditë më parë SMS-në që mori punonjësi i SHISH në lidhje me sasinë e madhe të parave të kapura në qershor 2018 në makinën “Toyota Auris”. Në një status të gjatë në Facebook, Hoxha ka publikuar edhe pyetjen kryesore që sipas tij prokurorët belg i kanë bërë Lulzim Bashës.
Hoxha shkruan se belgët e pyetën Bashën se nga e dinte që drejt Shqipërisë po vinte një makinë e mbushur me para që ishin fituar nga trafiku i lëndëve narkotike?
Por mesa duket ky mesazh e ka “futur” në telashe. Mësohet se Artan Hoxha është kontaktuar nga prokurorët belg dhe i është kërkuar që të vihet në dispozicion të drejtësisë si dhe të jap informacione në lidhje me mesazhin e publikuar prej tij.