Janë mësuar detaje të tjera që e bëjnë edhe më të rëndë ekzekutimin e Prek Tonajt në një lokal në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Bëhet e ditur se Prek Tonajt i janë vrarë edhe dy vëllezër më parë, njëri në fillim të viteve ’90, ndërsa një tjetër në burg. Ai la jetimë 3 fëmijë.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se autori i ka dhënë edhe një mesazh viktimës para se ta ekzekutonte. Mësohet se para se ta qëllonte i ka thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vriste.