hkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e së dielës, ku në fshatin Grudë e Re mbeti i vrarë me armë zjarri një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku ndaj shtetasit, i cili dyshohet të jetë Prek Tonaj, është qëlluar me armë dhe si pasojë, ai ka ndërruar jetë.

Burime raportojnë se 47-vjeçari, punonjës i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona të maskuar. Po ashtu, raportohet se viktima, në vitin 2011, së bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Në atë kohë, policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje për motive hakmarrje.

Viktima Prek Tonaj