Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri Prek Tonaj, 47 vjeç, banues në Grudë.

Raportohet se viktima, në vitin 2011, së bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Në atë kohë, policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje për motive hakmarrje.

Deklarata e policisë

Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.