Arjola Demiri po komentohet shumë pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”.
Ajo po komentohet shumë për dukjen e saj e cila ndër të tjera është kritikuar shumë për ndërhyrjen e saj kirurgjike.
Aktorja së fundi ishte e ftuar në “Opinion”, ku u diskutua mënyra se si kemi zili ndaj të tjerëve.
Demiri rrëfeu gjatë emisionit disa nga komentet me të cilat përballet çdo ditë. Aktorja theksoi se dy vitet e fundit ka “një tërbim masiv” ndaj saj, duke shtuar se shkak është fama dhe suksesi që ka arritur.
Ajo gjithashtu zbuloi se më së shumti komentohet për moshën e saj dhe për faktin që është nënën e tre fëmijëve.
“Sidomos këto dy vitet e fundit kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar… besoj mund të jetë fama, mund të jetë suksesi, të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër… Nuk po them tek bukuria, nuk mendoj që jam nga ato femrat e… Kanë shkruar pafund ka komente që janë vërtet të tmerrshme. “Ti je nënë e tre fëmijëve”, me këtë koment atakohem më së shpeshti që ti je nënë, si del kështu… Momenti më i shpeshtë dhe më agresiv është që “pse del ti kështu se ti je plakë”, nuk jam nga ato femra që kam problem ta akseptoj moshën time, më thonë “je shumë plakë, u vyshke, u ndryshke, e kë ngrënë livadhin.”, tha aktorja.
Ndryshe aktorja ka marrë dhuratë nga ‘Top Channel-i’, një shtëpi në lagjen më të mirë të Tiranës.