Arnida Çapi, e cila u bë e famshme pasi u kandidua nga Spartak Ngjela për deputete, është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Përveç fotove provokuese, ajo herë pas here komenton edhe zhvillimet politike.
Së fundmi ajo është shprehur për krizën e PD.
Postimi i Arnida Çapit
Alternativat e perfaqesimit te partive politike percaktojne demokracine, e cila synon drejtimin me te mire te vendit drejt te ardhmes.
Prandaj, se si perfaqesohen keto alternativa nuk i perket thjesht te ardhmes se tyre, por i perket Demokracise dhe te Ardhmes se vendit.
Keto dite Partia Demokratike, duhet te zgjedhe te ardhmen.
Cdo interes personal qe i mberthehet ngushtesisht te kaluares nuk fiton asgje tjeter vecse humbet kohe nga e ardhmja, e vetmja mundesi per progresin.
Kush eshte e Ardhmja? Eshte Historia pa gabime. Te gjithe e njohim historine e Shqiperise dhe pergjegjesit qe Shqiptaret nuk jane sot pjese e qytetarise Europiane. Pikerisht sepse ne mes nesh ka njerez qe luftojne e mberthehen pas interesave personal.
Korrupsioni eshte forca e tyre. Por, Drejtesia eshte forca kunder cdokujt qe pengon te ardhmen.