Mbrëmjen e djeshme në Opinion ishte e ftuar Monika Kryemadhi. Ndërsa kryetarja e LSI-së fliste për çështje me shumë rëndësi, një “mysafir” i paftuar e ka ç’tensionuar situatën.
Serioziteti ja la vendin të qeshurave që shpërthyen nga paneli i analistëve, Kryemadhi dhe vetë moderatori Blendi Fevziu i cili kishte para tij një krimb.
Insekti qëndronte thuajse palëvizur në mes të studios dhe askush nuk e kuptoi si kishte përfunduar ashtu.
Situata ishte vërtetë komike dhe mbase “e nevojshme” për të marrë pak frymë mes debateve të forta që shpesh ndodhin në Opinion.
Vetë Blendi ka postuar momentin e lezetshëm në Instagram për të gjithë ata që humbën emisionin e të mërkurës në Klan.
View this post on Instagram