Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në kryeqytet dhe disa qytete të Shqipërisë.
Sipas raportimeve paraprake në aplikacionin “Earthquake”, epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje me një magnitudë 5.6 të shkallës rihter.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kosovë, Serbi, Slloveni dhe Malin e Zi.