Keni nguruar të përgatisni akullore në shtëpi duke menduar se është e pamundur pa një makinë të posaçme? Në fakt mund ta realizoni, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë, me vetëm katër përbërës.
Përbërësit
– 100 gr çokollatë
– 120 gr sheqer
– 6 kokërr vezë (të verdhat)
– 750 ml qumësht
Përgatitja
1. Fillimisht ziejmë qumështin!
2. Në një tas tresim në banjëmari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hedhim kremin e përftuar në qumështin e mbetur.
3. Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë.
4. Më pas e hollojmë me qumësht çokollatën e shkrirë duke e hedhur ngadalë. E vendosim në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzierë, e lëmë që kremi të trashet por pa arritur të ziejë.
5. E filtrojmë kremin nëpërmjet një kullese, e hedhim në një enë dhe e lëmë të ftohet duke e përzier herë pas here. E vendosim në makinën e akullores dhe e heqim pas 20 minutash.
6. Akullorja është gati. Provojeni dhe na tregoni si ju doli!