Modeli nga Brazili, Arthur O Urso, i cili është bërë i njohur pasi ka nëntë gra, ka zbuluar se ka kryer marrëdhënie me radhë me to për të caktuar kohën me secilën prej tyre. Por ka shtuar se ka qenë “rraskapitëse për të vazhduar”.

Ai bëri bujë vitin e kaluar kur u martua kolektivisht me nëntë gratë e tij, në përpjekje për të “festuar dashurinë e lirë” dhe për të “protestuar kundër monogamisë”.

Modeli dhe gruaja e tij e parë, Luana Kazaki, zyrtarizuan bashkimin e tyre jo ligjërisht me tetë gra të tjera në një kishë në Sao Paulo, ku poligamia është e paligjshme.

Kjo lidhje me shumë gra ka pasur uljet e ngritjet e veta, pasi një nga gratë, Agatha, kishte vendosur që të ndahej. E duke luftuar për të balancuar nevojat partnereve të tij të shumta, Arthur prezantoi një orar seksi për t’u siguruar që po bënte dashuri me secilën prej tyre në mënyrë të drejtë.

“The Sun” shkruan se kjo ishte e ndërlikuar për modelin, i cili vuri re se organizmi ishte shumë i strukturuar dhe stresues.

“Të gjitha duan të përmbushin seksualitetin tim me çdo kush. Ato janë të lumtur që e bëjnë atë qëllimin e tyre. Jeta jonë seksuale është vërtetë argëtuese dhe e këndshme”, ka thënë Arthur për “Jam Press”.

Ai ka shtuar se “ndjekja e një orari i shkaktonte shumë probleme” dhe ndonjëherë i dukej se “bënte seks për shkak të orarit dhe jo për kënaqësi”.

Për këtë arsye, modeli ka hequr dorë nga ky orar dhe ka vendosur që t’i lërë gjërat që të “rrjedhin natyrshëm”.

Më pas Arthur ka zbuluar se pse gratë e tij bëhen xheloze për njëra-tjetrën. E gjeni dot? Ato bëhen xheloze kur është puna për dhurata.

“Kur njërës i kam bërë dhuratë më të shtrenjtë dhe tjetrës më të vogël ose më të lirë, atëherë mes tyre ka pasur xhelozi. Që të gjitha kërkojnë vëmendje, dashuri dhe marrëdhënie seksuale. Unë nuk mund të bëj më shumë për njërën se tjetrën” është shprehur modeli.