Imazhet më të fundit satelitore të ofruara nga kompania amerikane e teknologjisë hapësinore Maxar tregojnë se aktiviteti ushtarak rus në shkallë të gjerë vazhdon pranë kufijve të Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të fundit ruse për reduktim dhe tërheqje, raporton BBC.

Imazhet e marra në mes të shkurtit, ilustrojnë se Ukraina mbetet e rrethuar nga tre anët – në kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë – nga pajisje ushtarake ruse dhe trupa të shumtë. E rëndësishme të kujtojmë se prania aktuale ushtarake e Rusisë është prej rreth 30,000 trupash në Bjellorusi, ndërkohë që alarmante si për Ukrainën ashtu edhe për NATO-n është fakti që stërvitjet e përbashkëta të planifikuara që do të përfundojnë më 20 shkurt.

Pra, një test kyç i synimeve të Moskës do të vijë pas asaj date kur imazhet satelitore do të zbulojnë nëse pjesa më e madhe e forcave ruse atje kanë mbetur apo janë larguar./g.j