Kryetarja e Lsi-së, Monika Kryemadhi ka publikuar sot fotot e njerëzve të lidhur me disa kompani që kanë përfituar para prej kompanisë së inceneratorit të Fierit. Ajo thotë se janë skema të fryra enkas për të rritur kostot që më pas të merret rimbursim TVSH-je nga shteti.

“Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.


Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je. Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçencat”, thotë Kryemadhi.

Për të hequr cdo dyshim, Kryemadhi thotë se burimi i këtyre të dhënave janë Tatimet. Ndërkohë që i bën thirrje SPAK të vendosë para drejtësisë përgjegjësit. Më poshtë fotot e tyre./g.j