![-640-0-pit-1686298845](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/06/640-0-pit-1686298845.png)
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka rënë pre e grabitjes, sipas informacioneve paraprake mësohet se banesa e saj është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar.
Para oficerëve të Policisë, Pitaku e cila është gjyqtare pranë Gjykatës së Durrësit, ka deklaruar se hajdutët i kanë vjedhur një shumë prej 2 mijë euro si dhe bizhuteri.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë presim në vijim më tepër detaje.